Kryeminstri francez, Valls kundër financimit të xhamive nga jashtë

29.07.2016 16:22:57

Kryeministri francez, Manuel Valls ka kërkuar ndalimin e financimit nga jashtë për ndërtimin e xhamive në Francë. Vendimi i tij vjen vetëm dy ditë pasi dy terroristë të ISIS-it therën me thikë një prift të moshuar në një Kishë në Normandi.

“Mbështes ndalimin e financimit nga jashtë të xhamive për një periudhë të pacaktuar”, deklaroi Valls për të përditshmen franceze “Le Monde”. “Unë jam edhe për një formë të re bashkëpunimi mes qeverisë franceze dhe institucioneve islamike të vendit”, shtoi ai.

“Ne kemi nevojë për vendosjen e marrëdhënieve të reja me Islamin në Francë”, theksoi Valls.