Kryeministri Mustafa: Shqiptarët kanë tashmë shenjtoren e tyre, kurse bota ka simbolin e dashurisë

04.09.2016 14:35:01

Kryeminstri Mustafa, i cili sot ka marr pjesë në ceremoninë e zhvilluar për shenjtërimin e Nënës Tereze, ka shprehur përshtypjet e tij për këtë ceremoni dhe për vetë shenjtërimin e Nënës Tereze. “Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë”, shkruan kryeminstri në postimin e tij në facebook, duke vazhduar me pjesëmarrjen e madhe të njerëzve në këtë ceremoni. Kryeminstri Mustafa, po ashtu, ka është shprehur se shqiptarët tashmë kanë shenjtorën e tyre”, kurse “bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisl, besimit, humanizmit, vetëmohimit”.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa: 

Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane.
Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit.

kryeminstrimustafathaçiveselipacollikryministrimustafavatikankryeminstrikardinalikryeminstridhedelegacionetkryeminstrimustafaeneverhoxhaj