KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS SI HAXHI BABA I ROPALCËS !

07.01.2020 22:44:34

Nga: Ahmet Asani

[pakë shaka për largim të ngërrçit politik]
Para shumê vitesh, me miq e familjar pata qëlluar në një dasëm në fshatin Ropalcë tê Kumanovës! Në krye të Odës sipas zakonit më plaku i familjes na bënte muhabet! Për sherr një plak haxhi, i pa marrun vesh, ishte ulur këmbkryq në mes të odës dhe ia përziente muhabetin kryeplakut! Qëndronte haxhi baba në mes të odës mbi postoqi disi si krryl i gërrmucur, e përziente muhabetin dhe sillej shpejtë herë majtas e herê djathtas si me qenê i ulur mbi llagera (kushineta)! Për një moment veç kur filloi haxhi baba të lakohej herë para e herë prapa e dikur filloi tê rrokullisej si topi! Të gjithê që ishim të pranishëm në odë mbetëm sikur të hipnotizuar dhe e shikonim haxhi babën kah rrokullisej herë para me kokê e n’postoqi e herê prapa me këmbë e n’tavan! Pas pakë kur filluan tê na derdhen çajat e rusit n’qylym, e kuptuam se kishte têrrmet dhe po dridhej toka!🤣😂