Kryeprokurori i Prizrenit: E konsiderojmë të dyshimtë vdekjen e Deharit, të gjitha ekipet po merren me këtë çështje

05.11.2016 19:19:10

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë”.

Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Prokuroria dhe Shërbimi Korrektues.

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha, për Express. “E kemi konsideruar si vdekje të dyshimtë dhe më pas do të dalim me të gjetura”.