Kryeshefi i ri i KEK-ut probleme të mëdha me drejtshkrimin

27.05.2020 17:20:54

Bordi i ri i Ndërmarrjes Publike “KEK”, menjëherë pas emërimit nga qeveria në detyrë e Kosovës filloi me shkarkime në këtë ndërmarrje.

E një prej të shkarkuarve ishte edhe Kryeshefi i KEK-ut, Njazi Thaçi, shkruan lajmi.net.

Thaçi u zëvendësua me Luigj Imerin i cili aktualisht është në pozitën e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Elektroenergjentike të Kosovës.

Por, Imeri ka probleme të mëdha me drejtshkrimin. Ai në dy postime të publikuara në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë shumë gabime gjuhësore.

Më poshtë mund t’i shihni postimet e tij.