Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 15:00

08.09.2017 14:43:31

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës sapo ka njoftuar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit mbahet në orën 15:00.

E vetmja pikë e rendit të ditës është “Shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme”.

Në këtë mbledhja pritet të caktohet seanca për votimin e Qeverisë së Kosovës. Ky votim pritet të ndodh nesër pasdite.