Kryesia e Kuvendit vendos sot për futjen në rend dite të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit

10.08.2016 09:03:56

Sot pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me shefat e grupeve parlamentare për ta proceduar demarkacionin.

Ndryshe, një ditë më parë Policia e Kosovës rreth orës 14 është njoftuar se në terasën e një shtëpie në lagjen ‘Dardania’ ndodhet një mjet shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”

Njoftimi për mjetin shpërthyes ka ardhur pak çaste para se Murat Meha të dalë para gazetarëve bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për ta prezantuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.