Kryesia e LDK-së bën homazhe me rastin e vdekjes së Idriz Ajetit

13.02.2019 16:40:08

Kryesia e LDK-së, e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri kanë bërë homazhe me rastin e vdekjes së Akademik Idriz Ajeti.

Kryesia e LDK-së, përkujton kolosin e shkencës dhe albanologjisë, dhe ish kryetarin e Kuvendit, Idriz Ajeti.

Profesor Ajeti la gjurmë të pashlyeshme dhe vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë Kosovën.