Kryesuesi i KGjK-së vizitë në Portugali, në përkrahje të reformave gjyqësore

25.05.2018 09:22:35

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit.

Vizita ka për synim që t’ju mundësoj gjyqësorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të njoftohen mirë me praktikat dhe sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve në Portugali.

Idrizi, para të pranishmëve bëri një prezantim në lidhje me vlerësimin e gjyqtarëve – qëllimin, kriteret dhe metodat me qëllim të rritjes së performancës së gjyqtarëve.

Përveç Kosovës përfaqësues të këshillave gjyqësor kishte edhe nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo vizitë studimore është mundësuar dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.