Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi uron nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit shkollor 2016-2017

05.09.2016 15:56:37

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Haki Latifi ka një urim të veçantë për nipat dhe mbesat e tij, si dhe për të gjithë vogëlushët dhe nxënësit që ulen për herë të parë në bangat shkollore. Po ashtu, z. Latifi uron edhe nxënësit në përgjithësi dhe mësuesit e tyre me një mirënjohje dhe nderim.

Ky është urimi i z. Haki Latifi:

Me rastin e fillimit të mësimit në vitin shkollor 2016-2017

Sot është ditë e gjallë e gëzuar për shkollarët dhe familjet tona.

Urimi i parë si gjithnjë shkon për nipat dhe mbesën; Bledorin, Lundrimin, Anduenën, vogëlushët, nxënësit që uleni për herë të parë në bangat e shkollës, për ata nxënës që përcillen nga dora e prindit dhe shtrëngoni sot dorën e mësuesit, për të nisur rrugën e gjatë, por të bukur të dijes. Një urim për të gjithë ju nxënësit e klasave të tjera që në këtë ditë e ndjeni veten më të rritur e më të ditur dhe që jeni fort të motivuar për t’u bërë më të aftë për veten familjen dhe shoqërinë. Një urim edhe për ju mësues dhe mësuese që meritoni mirënjohje dhe nderim!
H.L.