Kryetari i Istogut Haki Rugova takohet me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu

10.05.2018 18:31:47

Takime pune intenzive tashme që disa kohë zhvillon edhe kryetari istogas Haki Rugova

Në ditën e sotme  z.Rugova u takua edhe me Ambasadorin  e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin biseduan për një sër çështjesh duke u nisur nga nevojat, shqetësimet zhvillimet dhe përparimet që janë bërë në komunën e Istogut.

 Postimi i plotë i z. Haki Rugova në  facebook është:

Sot, pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin biseduam një sërë çështjes duke nisur nga nevojat, shqetësimet si dhe përparimet që kemi bërë ne si komunë.
Çmoj bashkëpunimin e mirë që çdoherë kemi pasur e vazhdojmë të kemi me OSBE-në në Kosovë

.