Kryetari i Istogut, Haki Rugova vizitoi kompaninë Onix-Termal në Banjë, kompani model

13.07.2018 23:47:26

Nga një postim në facebook mësojmë që sot  gjatë ditës,  Kryetari i Istogut, z. Haki Rugova i bëri vizitë kompanisë Onix-Termal në Banjë. Ku nder të tjera,  z. Rugova mbetet i impresionuar me punën dhe të arriturat e pronarit të kësaj kompanie z. Xhevdet Shoshi.

Për më shumë postimi i z. Rugova në facebook:

Sot vizituam kompaninë Onix-Termal në Banjë, që është një projekt model. Jam i impresionuar me punën dhe të arriturat e pronarit të kësaj kompanie z. Xhevdet Shoshi. Shoshi shpalosi planet investuese për biznesin e tij, me synim për ta kthyer atë në një qendër jo vetëm rehabilituese, por edhe rekreative që tërheqë edhe turistët.