Kryetari i Istogut z.Haki Rugova, Faleminderit Saradran për mbështetjen e palëkundur ndaj nesh!

18.10.2017 22:55:36

Z. Haki Rugova gjatë ditës se sotme u takua edhe me banorët e Saradranit, ku përmes një postim në facebook falenderon Saradranasit për mbështetjen e palëkundur edhe për katër vjet.

Rugova gjatë kësaj vizite shpalosi planprogramin e tij edhe për katër vjet, ku  banorëve u premtoi qe Saradranin të kompletuar me infrastrukturë, trotuare dhe ndriçim publik.

Postimi i z. Rugova është:

Saradrani, sonte na dha mbështetjen edhe për katër vite të ardhshme qeverisje. Nga afër takuam banorët e Saradranit me të cilët biseduam lidhur me planprogramin tonë katërvjeçar të qeverisjes. Nga ta morëm mbështetjen dhe besimin edhe për një mandat të ardhshëm.
Saradrani do të jetë i kompletuar me infrastrukturë, me trotuare dhe ndriçim publik.

Faleminderit nga ana juaj për besimin e vazhdushëm ndaj nesh.

LidhjaPërIstogun!