Kryetari i LDK, Isa Mustafa ngushëllon familjet e viktimave që humben jetën...

Kryetari i LDK, Isa Mustafa ngushëllon familjet e viktimave që humben jetën në komunikacion

16.03.2019 23:51:08

Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve në dy aksidente, njëri në Duhël të Therandës, që mori jetën e tre të rinjve dhe aksidenti tjetër në Vitomiricë, që mori jetën e një qytetari, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjet e viktimave.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e tre të rinjve, dy djem nga Komuna e Lipjanit dhe njëri nga Prishtina.

Familjes Retkoceri dhe Tmava nga Komuna e Lipjanit, kryetarit të Komunës Imri Ahmeti dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të LDK-së.

Poashtu ngushëllime i shpreh familjarëve dhe qytetarëve të Prishtinës dhe Pejës.

Aksidentet e fundit janë tejet shqetësuese për ne, prandaj në emrin tim të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik”, thuhet në letrën ngushëlluese të Mustafës.