Kryetari i LDK-së Isa Mustafa i bindur se familja Hoxha dhe tërë Bellanica janë me LDK

19.10.2017 10:55:08

Për vizitën në Bellanicë, përkatësisht në familjen e djemve të Ramiz Hoxhës të vrarë me 2 tetor 1998 bashkë më Sylejman Binishin, ka njoftuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Në një postim në facebook, z. Mustafa ka shprehur bindjen se kjo familje në zë dhe gjithë të tjerët në Bellanicë janë me LDK-në.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Mustafa:

Në odën e Hoxhajve në fshatit Bellanicë të Malishevës, të gjithë janë me LIDHJEN për fitoren e LDK-së me Sami Kafexhollin. Edhe në Astrazup. Janë këto fshatra bastione të LDK-së!