Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ngushëllon a familjen e Zeqë Shehut

25.11.2019 16:00:37

Me rastin e vdekjes së veprimtarit shumëvjeçar dhe aktivistit të dalluar të LDK-së, Zeqë Shehu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara familje Shehu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, dhe veprimtarit të LDK-së, Zeqë Shehu.
Me këtë rast në emër të LDK-së ju shprehë ngushëllime të sinqerta.
Zeqë Shehu në radhët e aktivistëve të LDK-së do të mbahet përherë në mend, si veprimtari i çështjes kombëtare në ditët e vështira të popullit dhe vendit tonë.
Si LDK, ne do të jemi përherë mirënjohës për kontributin e Zeqë Shehut.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”