Kryetari i Londrës: Zjarri ishte parandalueshëm

18.06.2017 19:19:25

Zjarri në kullën “Grenfell” ishte një aksident i parandalueshëm i shkaktuar ndër vite nga neglizhenca e Këshillit lokal dhe qeveritë, tha kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
“Njerëzit janë të zemëruar, jo thjeshtë për shkak të reagimit të mangët të Këshillit dhe Qeverisë në ditët që pasuan, por edhe për vitet me neglizhencë. Ekziston një perceptim se Këshilli dhe Qeveria nuk i kuptojnë shqetësimet e tyre dhe nuk kujdesen për ta. Njerëzit në këtë komunitet janë të lodhur për vdekje me premtimet boshe të politikanëve”, ka thënë ai.

Khan u shpreh se zjarri që mendohet se i ka marrë jetën të paktën 58 personave, ishte pasojë e gabimeve të politikanëve. Në një analizë të tij tek Observer, ai sugjeroi se kullat e larta që datojnë nga vitet ‘60-‘70 duhet të shemben për të evituar katastrofa tjera të ngjashme.

Këshilli i Kensingtonit ndërkohë tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin publik.