Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc kujton viktimat e masakrës së Bolonjës

02.08.2016 11:58:13

Me rastin e 36 vjetorit të masakrës në Stacionin Qendror të Bolonjës,  kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc ka kujtuar të gjitha viktimat e kësaj masakre. Në një postim të tij në tweeter, z. Shulc, thotë: “36 vjet më parë masakra e #Bolonjës. Evropa kujton viktimat, kurajo për #Bolonjën dhe qytetarëve të saj”.  Më 2 gusht 1980, në një sulm terrorist të kryer nga Bërthama e Armatës Revolucionare (Nucleiu Armati Rivoluzionari), mbetën të vrarë 85 qytetarë dhe mbi 200 të plagosur. Postimin e tij në tweeter, z. Shulc e shoqëron me një listë të emrave të 85 qytetarëve të vrarë në atë masakër.

viktimat e bolonjës