Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, falënderon qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë

12.09.2017 11:52:24

Kryetari ii LDK-së, Isa Mustafa, në një postim në fb është shprehur shumë i gëzuar për një marrëveshje që është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë. Për më shumë ndiqni postimin e tij në fb:

Të nderuar qytetarë,
Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.
Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.
Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.
Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.
Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.