Kryetari Rugova: Projekte të shumta që ndihmojnë zhvillimin e Istogut

29.07.2016 00:00:03

 

Projekte të shumta janë realizuar dhe janë në realizim e sipër të cilat do të lehtësojnë jetesën e qytetarëve të komunës së Istogut. Projekt i tillë është edhe asfaltimi i rrugës Shushice e Ulët-Zhakove-Rakosh, i cili tash është në realizimin e sipër, vlera e tij kap shumën prej 317,355.50 investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës. Po ashtu ka filluar ndërtimi i ujësjellësit nga fshati Cerrcë që kalon nëpër Lubozhdë dhe Prigodë, ky vlera e këtij projekti është 98,812.00 euro investim ky i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëfinancim me komunën e Istogut.