Kryetari Sfarqa anëtarësohet në tifozërinë “Dardanët”

23.03.2017 18:18:34

Një grup i tifozëve të Kosovës, të njohur si “Dardanët”, ia dorëzuan sot kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa kartelën e anëtarit të kësaj tifozërie.

Kryetari Svarqa u shpreh i gëzuar për këtë nder, pasi është simpatizues i flaktë i sporteve. Ai falënderoi tifozët dhe u premtoi mbështetje e solidarizim, për të ndjekur ndeshjet sportive, sidomos ato me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.