Kryetari Svarqa bashkë me kandidatët për këshilltarë komunalë vizitojnë fabrikën e mobileve “Profil Star”

17.10.2017 16:41:39

Kryetari i komunës së Ferizaj i cili kandidon edhe për një mandat 4 vjeçar për të udhëhequr Ferizajn ka realizuar sot një vizitë në fabrikën për prodhimin e moblieve “Profil Star” në fshatin Greme.
Ai edhe në këtë rast u zotua se nder prioritetet e zhvillimit ekonomik, gjatë qeverisjes së tij do të luajnë rol shumë të madhe prodhuesit e këtij fshati tashmë të njohur për këtë veprimtari. Svarqa tha se komuna e Ferizajt gjithnjë do të jetë ne shërbim të ideve e planeve që kanë bizneset. Përmendi se deri më tani bizneset ferizajase kanë përfituar prona komunale deri në 20 hektarë për të zgjeruar kapacitetet e tyre


“Do t’ju krijojmë mundësi edhe përmes së ofrimit të shërbimeve të tjera, përmes hapësirave të reja, siq kemi pasur rastin me dhënjen e pronave publike, pasi që zgjerimi i kapaciteve të tyre është detyrë mbi detuyrat tona. Ne në kuadër të planit zhvillimor kemi paraaprë që të kemei për këto biznese panaire ndërkombetare por edhe panaire me karakter shitjeje. Se vetëm kështu ne mund ta realziojmë misionin tonë për plasmanin e këtyre prodhimeve ne këto tregje”, tha Svarqa.
Svarqa tha se nder prioritet sa i takon industrisë së drurit, është edhe krijimi i një zone të vecantë që kap sipërfaqe të mëdha hektarësh.
” Numri më i madhë i puntorëve që janë punësuar vitet e fundit, kanë gjetur punë pikrisht në këto lloje te prodhimeve. Besoj se këto kompani private tashme kanë krijuar parakushte edhe për zgjerim të kapaciteve por edhe për plasman të prodhimeve, sepse edhe shkollat tona profesionale po tregojnë për vemendjen e qeverisë komunale për krijimin e kuadrove të reja të favorshme për këta operues. Unë premtoj së në një të ardhme të afërt do të kete nje lidhje edhe më të ngushtë të prodhuesve me shkollat profesionale, në mënyrë që komuna të merr përsipër pagesën e parktikës që do ta kryjenë nxënësit”, tha Svarqa Gjatë vizitës së tij ne kete firme prodhuese në Greme.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt u shoqërua edhe nga dy lider të këtij subjekti politik Adem Salihaj dhe Milazim Haliti si dhe nga kandidatët për këshilltarë komunale nga lista e LDK-së Yllkë Neziri e Burim Selmani.

Fotografia e LDK FerizajFotografia e LDK Ferizaj
Fotografia e LDK Ferizaj