Kryetari Svarqa: Takimi i Nju Jorkut do t’u hapë rrugë investimeve nga mërgata shqiptare

02.10.2016 17:32:32

Me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga Kosova ditë më parë ka marrë pjesë në Forumin Pannacional Ekonomik të Diasporës Shqiptare.

Pjesë e këtij delegacioni ka qenë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.Gjatë një bisede për Televizioni Liria, ai ka thënë se pjesëmarrja e mbi 650 bizneseve e tregon më së miri rëndësinë e këtij takimi.

“Një organizim i rrjetit të bizneseve shqiptare i cili tanimë është një komunitet jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka rëndësi të madhe jo vetëm për botën shqiptare por edhe në të gjitha shtetet ku ushtrohen veprimtaritë afariste dhe biznesore tanimë të shqiptarëve të fuqishëm ekonomik, të cilët kanë një vullnet të pashoq për të investuar në Kosovë.Përkundër disa shqetësimeve të shfaqura të tyre, që ndërlidhen me procedurat administrative dhe të stërzgjatura burokratike të cilat janë si produkt i mungesës së ligjeve për lehtësimin e këtyre investimeve, sepse mendoj se Kosova ka nevojë për afaristë dhe biznesmenë të suksesshëm siç ishin aty .Në këtë Forum, morën pjesë 650 biznese nga e tërë bota me prejardhje shqiptare, 250 nga SHBA. Në mesin e tyre kishte milioner të fuqishëm të cilët janë emra të nderuar në shtete prej nga vijnë dhe të shteteve në të cilat kanë shtrirje bizneset e tyre”, ka thënë Svarqa

14441155_1686399638348423_7448416056100462583_n

Për më tepër i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka shtuar se vizita i ka kontribuar edhe vendosjes së kontakteve në mes komunës së Ferizajt dhe përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme.

“Natyrisht që realizova misionin tim duke ua bërë të njohuritë gjithë afaristëve potencialet ekonomike, mundësitë dhe ato se çfarë ofron komuna e Ferizajt për vendosjen e atyre bizneseve dhe për lidhjen e tyre me bizneset komplementare që afarojnë në komunën e Ferizaj. Në atë forum merrnin pjesë edhe një numër i biznesmenëve ferizajas të cilët tanimë janë të njohuri në tregun e bizneseve në Evropë dhe në tregun e SHBA-së të cilët po ashtu shkëmbyen përvojat e tyre dhe domosdoshmërinë e njohjes reciproke me afarisët të suksesshëm që vijnë nga këto vende. Unë pas shkëmbimeve që bëmë dhe njoftimeve,  ju dhurova edhe disa udhërrëfyes të komunës së Ferizajt si ato të bizneseve dhe udhërrëfyesin turistik. Po ashtu shkëmbyem edhe informacione të ndërsjella por edhe kartëvizita për të vu kontaktet e komunikimit”, ka nënvizuar Svarqa.

Mësohet se krahas aspektit ekonomik kjo vizitë ka shërbyer edhe për tu njohur me punën e mirë që po bënë misioni ynë diplomatik në këtë shtet dhe në Kombet e Bashkuara

“Ditë të tjera, unë natyrisht unë i shfrytëzova për të pasur edhe takime të veçanta nga disa prej afaristëve si dhe takimet tjera nga njerëzit e suksesshëm që punojnë në institucionet amerikane por edhe me përfaqësues diplomatikë por edhe me ambasadoren e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuar me zonjën Teuta Sahatçiu, nga e cila pata një pritje të përzemërt dhe shumë miqësore , dhe  një shkëmbim mendimesh edhe për sferën diplomatike. U impresionova nga përfaqësimi që po i bëjnë këto zonja, së bashku me Vlora Çitakun në SHBA, duke prezantuar në mënyrë të denjë  Kosovën” ka thënë kryetari Svarqa.

Ndryshe, efektet e kësaj vizite pritet që të shpërfaqen shumë shpejtë, mirëpo siç u tha kjo nuk varet nga politika por edhe  nga interesi ekonomik.