Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka banesë dhe para të kursyera, por nuk ka veturë

10.06.2019 12:48:54

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka deklaruar pasurinë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në listën e pasurive të paluajtshme, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka treguar për një banesë me sipërfaqe 85.00 m2, vlera e së cilës është 90 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Para të gatshme në institucionet financiare, ajo ka deklaruar se i ka rreth 16 mijë euro në dy banka të ndryshme të Kosovës. Para të kursyera në bankë posedon edhe bashkëshorti i kryetares, po ashtu edhe fëmijët e saj.

Nga paga e saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi fiton 41,808.13 euro. Ajo po ashtu gëzon edhe të hyra tjera nga mëditjet.