Kryeziu: Albulena Haxhiu po tenton t’ua mbyll gojën atyre që mendojnë ndryshe

23.02.2018 17:24:17

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kishte kritikuar Adriatik Kelmendin, duke pretenduar se ky i fundit kishte organizuar protestën e sotme për ratifikimin e Demarkacionit.

Kjo ngjalli edhe reagimin e publicistit Kelmendi i cili tha se deputetja e VV-së po shpif.

E akuzat e Albulena Haxhiut kanë nxitur reagim edhe te shoqëria civile.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë në një postim në facebook se deklaratat e tilla janë linçim, dhe tentativë për t’ua mbyllur gojën atyre që mendojnë ndryshe.

“Akuzat dhe shpifjet nga deputetja Haxhiu kundër Adriatik Kelmendi, s’janë asgjë më shumë, por vetëm një tentativë për të linçuar edhe mbyllur gojën atyre që mendojnë ndryshe. Tentativë, për të penguar qytetarinë aktive dhe pjesëmarrëse në vendimmarrje!”, ka shkruar Kryeziu.

“Protestat edhe mendimi ndryshe nuk janë presione, përkundrazi janë një emancipim qytetar dhe vlerë shtesë nga demokracia përfaqësuese drejtë demokracisë të tërthortë(përfaqësim dhe pjesëmarrje qytetare). Është diferencë nga qytetaria pasive që vetëm në zgjedhje merr pjesë, qytetari aktive që përmes mendimeve dhe krijimit të opinionit jep dhe kërkon përgjegjësi në vendimmarrje!”, ka thënë ai.