Kryhet një operacion i veçantë në Spitalin Amerikan

18.11.2017 16:05:34

Një operacion i veçantë dhe për të parën herë në Kosovë, është bërë sot në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku ortopedi austriak, Schummiedhub Guniter ka realizuar intervenimin në krahërorin e një pacienti.

Sipas doktor Schummiedhub Guniter tek pacienti i cili ka kryer këtë operim është dashur të intervenohet me disa mjete të veçanta.

 

“Zoja ka pasur disa vështirësi në krahë, nuk ka pasur mundësi që ky operacion të bëhet me kockat e kësaj kështu që është dashur disa pajisje shtresë, është dashur disa procedura shtesë, prandaj ky është operacion i veçantë“, tha ai.

Gutiner po ashtu tha se fillimisht për të kryer këtë operim kanë hasur në disa vështirësi por me ndërhyrjen e disa proceseve më të veçanta operacioni ka përfunduar mirë.

“Në fillim ka shkuar më me vështirësi por pastaj kemi ndërhyrë me disa procese më të veçanta dhe ka përfunduar mirë…Pacientja tash është mirë por rezultatit kemi me parë pasi që pacientja të lëvizë…është herë e parë që po përformohet ky operacion në Kosovë“, tha ai.

Për pacienten e cila ka kryer ndërhyrje në supë, doktor Guniter ka rekomanduar edhe kryejnë e disa ushtrimeve fizioterapeutike.

Ndryshe javën e kaluar Spitali Amerikan ka bërë edhe implantimin e pajisjes tre dhëmbëzore për sinkronizimin e zemrës.

Spitali Amerikan me lokacion të ri pranë rrethit të spitalit në Prishtinë, është gjithmonë në kërkim të perfeksionit për t’i ofruar pacientëve një trajtim mjekësor professional.