KS i OKB-së nominoi Guterresin për sekretar të përgjithshëm

07.10.2016 10:55:22

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nominoi ish-shefin e UNHCR-së, Antonio Guterres, si kandidat për kryesinë e OKB. Por fjalën e fundit për postet drejtuese e kanë të tjerët.

Ish-shefi i UNHCR-së dhe ish-kryeministri i Portugalisë António Guterres me shumë gjasë do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i OKB-së. Në një votim në Këshillin e Sigurimit Guterre mori shumicën e votave e po ashtu edhe nga pesë fuqitë me te drejtë vetoje, siç konfirmoi në Nju Jork ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin. Ky vendim konsiderohet mëse i sigurtë.
Megjithatë rekomandimi i Këshillit të Sigurimit duhet të votohet formalisht njëzëri edhe nga Asambleja e Përegjithshme e OKB-së. Edhe në votimin e pestë provë në Këshillin e Sigurimit Guterres mori të hënën (04.10) sërish dymbëdhjetë vota pozitive, tha një diplomat për Agjencinë Gjermane të Shtypit dpa. Dy anëtare të Këshillit 15 anëtarësh votuan kundër 67-vjeçarit, një vend abstenoi.

Nga viti 1992 deri në vitin 2002 ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Portugalisë, në periudhën 1995-2002 Kryeministër i Portugalisë nga viti 1999 deri në vitin 2005, President i Internacionales Socialiste.