KShM: Nxënësit që u përjashtuan nga testi i Maturës në ditën e parë, s’lejohen të hyjnë në pjesën tjetër të Testit

05.06.2018 09:38:57

Komisioni Shtetëror i Maturës njoftoi se nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit.

Vendimi i KShM-së bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës 03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi.

KShM po ashtu bënë të ditur se, ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.