“Ktheu titullin pas 20 vjetësh”! Gafa e mamasë së Ronaldos

07.05.2019 18:02:00

Çfarë gafe e nënës së Cristiano Romaldos nëpërmjet një postimi në Twitter! Gruaja që ka sjellë në jetë një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk ka informacion se Juventusi, ekip ku luan djali i saj, ka fituar titullin e 8 radhazi në Serinë A.

Përkundrazi, ajo nëpërmjet një postimi e çon paditurinë e saj në ekstrem, teksa shkruan: “Krenare për djalin tim, ktheu titullin tek Juventusi pas 20 vitesh. E pabesueshme!”

Sigurisht që pas këtij gabimi trashanik, reagimet dhe të qeshurat kanë qenë të shumta, madje shumë prej personave që kanë reaguar kanë shfaqur indinjim.