Kthimi i Listës Serbe në Kuvend, i rëndësishëm për Serbinë

27.03.2017 18:40:36
Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq e ka përkrahur vendimin që Lista Serbe të kthehet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është më mirë, pasi në këtë mënyrë sipas tij do të dëgjohet edhe zëri i serbëve në Kosovë.

“Është më mirë që të kthehen pasi duhet të dëgjohet edhe zëri i serbëve dhe jo vetëm i shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Vuçiq ka deklaruar se ata do t’i përkrahin gjithmonë vendimet e arsyeshme dhe racionale.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë, Vuçiq tha se edhe herave tjera zgjedhjet janë mbajtur në Kosovë, në bazë të rregullave të përcaktuara nga Qeveria që drejtohej nga Partia Demokratike.

Kryeministri i Serbisë beson se OSBE-ja do të mund të organizojë zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë, dhe t’i lejojë qytetarët serbë të zgjedhin kandidatin e tyre për president.