Ku dhe kur nuk ka drejtësi?

06.01.2020 13:36:44
Nga Adem Bytyçi
Jo vetëm në Kosovë,por kudoqoftë në botë, përderisa Gjykatatë janë të kopura nga pushteti ekzekutiv, nuk ka gjasa të kët drejtësi dhe kriminelët të marrin denimin e merituar!
Sa i përkët Kosovës, Kosova ka Prokuror dhe Gjyqëtarë të zot, por e kanë të pamundur të realizojnë veprimtarin e tyre në funksion të drejtësisë për shkak të ndikimit të bosvet të politikës në pavarësinë e punës së tyre!
Ajo që e bënë edhe më të pa kuptimt funksionin e Gjykatave , edhe atëherë kur këto të fundit nuk nxjerrin Aktgjykime meritore në rastet e caktuara, është ndalimi i interpretimin të Aktgjykimeve, nga kushdoqoftë, me prijashtim të Gjykatës së instancës përkatëse.
Për kundër pretendimeve të instancave kompetente të sistemit të drejtësisë në Kosovë, se egziston një sistem drejtësie i përparuar, në Kosovë, sistemi i drejtësisë është largë standardeve të shtetëve demokratike Europiane, në të cilat e drejta është pronë e përbashkët e të gjithë indivitëve dhe shtresave shoqërore pa dallim, nuk ka as një indivit të pa prekshëm nga drejtësia, duke filluar nga Presidenti i shtetit deri të Kryeministri dhe të gjithë pushtetarët tjerë  pavarësisht nga pozitat që i mbajnë.