Ku ka rënë më së shumti borë në Kosovë?

06.01.2017 15:02:10
Të reshurat e borës kanë vazhduar edhe sot në vend, duke shkaktuar shumë kaos dhe bllokada në rrugë, raporton lajmi.net.
Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës nga Instituti Hidrometeorologjik  janë:

 

-Prishtinë 35 cm

-Podujevë 36 cm

-Pejë 11 cm

-Malishevë 19 cm

-Gjakovë 25 cm

-Budakovë 75 cm

-Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe

-Gadime (Lipjan) 65 cm.

Ky Institut ka paralajmëruar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ku temperaturat do të jenë -19 gradë.