Ku shkojnë vallë / Vargje nga Anita Hoxha

05.04.2021 22:32:06
Ku shkojnë vallë
Po ikin të gjithë…ku shkojnë, përse vallë ?!
Ç’dhimbje kanë në shpirt, që largohen…
Po ikin, o Zot, të kthehen shendosh e gjallë !!
Ata dinë, ç’marrin me vete, halle që s’tregohen !
Po ikin, në valixhet e tyra të rënda morën çdo gjë !
Dhe lodrat e fëmijëve dhe fotot t’i vendosin murit diku…
E mbyllën valixhet, e shtinë aq sa s’bante më
Po u ulën e qanë aeroportit,atdheun po e lënë këtu…
Po ikin të gjithë…ku shkojnë, përse vallë ikin larg ?!
Bërtas mes vargjeve, po s’më dëgjon njeri, o Zot !
Nënat e shkreta si qëmoti, ulur në prag
Ato shkallët e shtëpisë do t’i lajnë me lotë..!!
Daleni, daleni… mos shkoni, bëhuni të fortë !
Kjo tokë ka rrenjë të thella, do t’iu ngroh ju në gji…
Rrugëve të botës, si të çmendur, mos vraponi !
Punoni tokën tuaj, në paci Zot e Perëndi !!
Po ikin të gjithë…dhimbjen e tyre me vete marrin,
Kthejnë kokën pas, sikur lënë një amanet…
– O atdhe, në mes qiparisave ma ruaj varrin !
Se ti je dashuri,tokë e huaj kurrë s’më tretë..!!
May be an image of ambiente të jashtme dhe tekst