Kubi i Atletikës “Prizreni”, sot morri pjesë me 8 atlet në Kampionatin Kombëtar për grupmoshat U – 18

17.04.2019 22:30:25

Kubi i Atletikës “Prizreni”, sot morri pjesë me 8 atlet në Kampionatin Kombëtar për grupmoshat U – 18. Në këtë garë u fituan 8 vende nderi. Dy vende të para, katër vende të dyta dhe dy vende të treta. Të gjithë atletët arritën rekorde personale.
Armel Qovanaj – 1 pari në 100 m. 11.78 sek. dhe i dyti në 200 m., 24.70 sek.
Albina Bojaxhiu – e dyta në 400 m., 1:00,70,
Sara Susuri – e dyta në 100 m., 12.78 sek.
Merisa Bojaxhiu – e dyta në 1500 m., 5:12,13,
Emir Hoxha – i treti në 400 m., 55,51 sek.,
Eris Bytyqi – i treti në 1500 m., 4:45,47 dhe rezultati më i mirë dhe vendi i parë për KA “Prizreni” në stafetën 4×100 m. 51,63 sek. Në përbërje: Emine Jenuzi, Albina Bojaxhiu, Merisa Bojaxhiu dhe Sara Susuri. Ky është rezultati më i mirë për seniore deri më tani në Kosovë në stafetën 4×100 m./fokusi.org/