Kufijtë, Ismail Kadare: Idea për ndarje të Kosovës, e rrezikshme!

14.09.2018 21:39:30
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare e ka quajtur lojë me destabilitetin në rajon idenë e hedhur për shkëmbim kufijsh, duke thënë se kjo është një tezë e përsëritur. “Kombi ynë në përgithësi ka arritur shumë suksese, sidomos dekadave të fundit, në çdo sferë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të Ballkanit. Lirisht mund te themi se Shqiptarët sot në Ballkan janë bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon Por, kjo nuk do të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojnë, bashkë me përmirësim e gjendje të shiptarëve në Luginën e Preshevës. Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve dhe ata janë në rrugë të mbarë”, ka thënë Kadare për “Presheva Jonë”.

Sipas tij shqiptarët janë bërë sot faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Përsa i përket Luginës së Preshevës shkrimtari ka shprehur shqetësimin për situatën në këto vise shqiptare të cilat për vite të tëra para syve të Europës janë bërë viktima të diskriminimit para syve të Europës e viktima të diskriminimin nga shteti serb.

“Copëtimi i Kosovës, këmbimi i territoreve, ridefinimi apo “korrigjimi” i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë… etj, të gjitha këto propozime dhe hipoteza, janë spekulime dhe lojë me zjarrin për destabilizimin e rajonit” është shprehur Kadare. Shqiptari u bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.

Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptarët dhe serbët dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit të Kosovës! Askush s’ka të drejte, Serbia hiq e me hiq, të cënoj integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Lugines se Preshevës meqe keta te fundit nuk jane rehat…”.

Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” . Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”.

“Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”, ka thënë Kadare.