Kujdes! Gjendet bombë e pashpërthyer në Gërmi, e luftës së fundit në Kosovë

18.03.2018 20:45:56

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga mbarimi i luftës, mjetet e pashpërthyera ende paraqesin rrezik për qytetarët.

Edhe pse për vite me radhë KFORI dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Së fundi një qytetar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një mjeti të pa shpërthyer në shëtitoren e Gërmisë.

Siç duket nga fotogarfia, mjeti duket të jetë i luftës së fundit në Kosovë.

“Dje të “Koshat” në Germi, duke u shëtitur me fëmijë, e gjetëm të zbuluar, si duket këtë mjet të pashpërthyer. I lajmërova edhe policinë të cilët erdhën menjëherë dhe u morën në mënyrë shumë profesionale me rastin. Të keni kujdes të gjithë, e në veçanti informoni fëmijët”, ka shkruar Durim Shala, në Facebook.