Kujdes! Sllavo-ortodoksët po riorganizohen për destabilizim të rajonit!

24.09.2016 12:46:14

Nga Rexhep Kastrati

Para pak ditësh, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq vizitoi Maqedoninë dhe mori pjesë edhe në feste fetare atje. Gjatë vizitës, u takua edhe me presidentin e Maqedonisë, Ivanov. Fill pas këtij takimi, presidenti i Maqedonisë e ftoi kryeminstrin grek Cipras për një vizitë në Maqedoni. Lëvizjet e tilla duhet të përcillen me vëmendje, pasi që si të tilla nuk kanë të bëjnë fare me raporte diplomatike ndërshtetërore, por për një riorganizim të tyre për të destabilizuar rajonin. Është kështu për faktin se edhe përvoja e gjertanishme ka treguar se Serbia, Maqedonia e Greqia kanë bashkëvepruar në një aleancë sllavo-ortodokse, e cila ka rezultuar edhe me destabilitet dhe me luftë në rajon. Në shqyrtimet e mia, kam përmendur edhe korridorin që presidenti Gligorov e kishte paralajmëruar në prag të përkeqësimit maksimal të situatës në Kosovë, e që ishte korridor për deportimin e shqiptarëve nga Kosova, por kam përmendur edhe aleancën sllavo-ortodokse gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni. Prandaj, edhe vizita e presidentit serb, Nikoliq në Maqedoni, të cilës Serbia nuk ia njeh autoqefalinë e kishës ortodokse, në kohën kur situata në Kosovë sërish ka fituar intensitet tensionimi, dhe kur Albin Kurti po kërcënon hapur me luftë, dhe kur pritet të mbahet referndumi në Republika Srpska në Bosnjë, kur edhe mund të pritet tensionim deri në luftë atje, gjithsesi është një sinjal se sllavo-ortodoksët janë duke u rioranizuar edhe një herë për të destabilizuar rajonin dhe për këtë përgjegjësinë t’ua lënë shqiptarëve dhe boshnjakëve. Natyrisht, se Greqia si palë që vazhdimisht ka shprehur ambicie për jugun e shtetit shqiptar, nuk ka qenë asnjëherë jashtë aleancës sllavo-ortodokse, dhe në këtë kontekst, ftesa e presidentit të Maqedonisë, Ivanov për kryeministrin grek, Cipras, është ftesë për t’u bashkuar edhe një herë në aleancën sllavo-ortodokse. Në këtë kontekst, shqiptarët e kanë për detyrë të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë që të maniulohen nga falangat e krimit në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovë Lindore, apo edhe në Mal të Zi, dhe nga rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare. S’do mend se duhet pasur në vëmendje sjelljet e sektës okulte të Albinit, e cila duket hapur se është e përfshirë në axhenda sllavo-ortodokse për destabilizimin e rajonit, por edhe në përgjithësi dy linjat: e Tiranës/Kretës dhe linjën udbasho-jugosllavokomuniste, të cilat kanë vepruar dhe verpojnë në mënyra të ndryshme për të dëmtuar interesat kombëtare shqiptare në rajon. Është e qartë se përfshirja e strukturave mafiozo-politike shqiptare në axhenda kundërshqiptare ka qenë e dukshme, kurse rasti i Kumanovës i majit të vitit të kaluar, është rasti më tipik i bashkëveprimit të këtyre strukturave me shërbime sekrete kundërshqiptare. Strukturat mafiozo-politike shqiptare janë të kontrolluara nga struktura mafiozo-politike sllavo-ortodokse, të cilat kontrollohen nga agjenturat e shteteve përkatëse, por edhe nga agjentura të tjera kundërshqiptare. Të gjitha këto, sllavo-ortodoksët do t’i vënë në lëvizje për të destabilizuar rajonin dhe për t’i fajësuar shqiptarët, si dhe boshnjakët. Kjo është përpjekja përfundimtare për të krijuar Serbinë e madhe, që nënkupton Republika Srpskën, një pjesë të Kosovës, dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë, e pse jo edhe një pjesë të Malit të Zi. Agjensia gjermane e lajmeve, DPA, e ka thënë hapur se ëndrra për Serbinë e madhe nuk ka vdekur, e të cilën e kam thënë vazhdimisht si përpjekje për ndryshim të kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Albin Kurti dhe sekta e tij, por edhe Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Ali Ahmeti dhe të tjerë si këta duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos bëjnë marrëzira, sepse tashmë letrat janë hapur dhe gjithçka po dihet tashmë. Nëna e Beg Rizajt ka thënë se ka dëgjuar dikë në Kosovë t’i ketë thënë Ali Ahmetit që të kujdeset që djali i saj të mos kthehet i gjallë në Kosovë. Kush ka qenë ai: Ramush Haradinaj, Adem Grabovci apo kush? Natyrisht mos ta shohin destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit si mundësi për të shpërtuar nga Gjykata speciale dhe nga zbardhja e krimeve të bëra ndaj shqiptarëve, sepse populli i di, ani që nuk po flet.