Kujtesë: Dita kur senatori Joe Biden tha bota duhet t’i njohë vuajtjet e shqiptarëve (Video)

17.08.2016 19:39:11

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare, vazhdon të mbahet në mend për fjalimin shpresëdhënës që e kishte bërë gjatë një takimi me ligën shqiptaro-amerikane në kohën sa ishte Senator (1973-2009).

Ai gjatë fjalimit të tij pati bërë të qartë se do të bëjë punojë pa ndërprerë që çështjen e shqiptarëve të Kosovës, ta fut në agjendën e politikës amerikane, transmeton Telegrafi.

Derisa në Kosovë vriteshin civilë shqiptarë nga forcat serbe të presidentit Sllobodan Millosheviq, Biden pati deklaruar se do të bëjë gjithçka që të përfshijë ushtrinë amerikane në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që janë në Ballkan.

Ai ndër tjera tha, se bota duhet të njohë vuajtjet, dhimbjen dhe humbjet që i kanë pësuar shqiptarët në regjion.

Biden asokohe pati thënë se derisa serbët nuk e shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të kuptojnë se çfarë kanë bërë liderët e tyre, nuk do të mund të përdorin nocionin e viktimizimit.