Kujtime të çmendura malli nga Tahir Bezhani

21.08.2019 22:07:50

KUJTIME TË ÇMENDURA MALLI

Një mall më tërhoqi zvarë rrugëve

Eca nëpër zjarrin e ndezur mushkërive

Në Smolicë, vendlindja ime

Shpirti rënkoi dhimbshëm

Kulla e djegur ishte hidhëruar

(Dikush  s’e deshi as gërmadhë)

Sytë u ngatrruan fushave e maleve

Pija qumshtin  e mallit,

Si ujët e puseve të thella

Palca e ashtit shkrihej në zjarr…

Ata  guraleca që më thumbonin

Shputave të këmbëve zbathur

Hedhnin sytë flokëve të bardha

Gëzimi tretej gjithëandej

Livadheve e kaçubave me dëllinja

Duke luajtur me moshatarë

Përfytyrim përcllues ajo kohë e bukur

Erë buke çerepi mbështjellur në cakullë

 

Gatim i  shpresave tona me shumë bujari

Kujtime të bukura më tërheqin zvarrë

Peng mbetët shikimi i plakur,zemërplasur…

Sa më dhimbsen  kohët e ikura

Tretur gropave të mallit në lot e vaj

 

Aroma e blilnave të Smolicës

Shushurima e bletëve që  i këndojnë  punës

Ato lëndina të pafund e të bukura si askund

Një bunar te xhamia i rrënuar,

Dy blina të tharë

Aty varnin setrat pleqët e fshatit

Mbrëmjeve të verës dertonin për punën,

Për radhën e vadës në arë

Fjala u zinte vend përherë

Shakatë me të qeshura mernin malin

Të gjithë ikën në tjetër jetë

Pleq krenarë e me dinjitet

Të gjithë burra të fjalës e besës

Të bujarisë e trimërisë nëpër kohë

Veshur në  tirqë e plisa të bardhë

Vetulltrashë e me mustaqe të gjata

Këngë trimërie këndonin nëpër darësma

Tani një bukuri e tretur ëndrrave…

 

Vendlindja ime lapidar krenarie

Varë në qerpikë të djegur

Lotim i paluar në shpirtin e tretur…

Gjakovë,

12-15.gusht,2019

PUHIZË  E MBRËMJES VERORE

Puhizë e mbrëmjës përgdhelëse

Më zuri në dritarën e dhomës

Me shikim në hapësirën pa fund

Qiellnajës mbuluar me yje

Në pritje të hënës lozonjare

Prisja për t’ia parë dritën e venitur

Ta puthja në befasi me flladin e natës

Si aromën e jodizuar të detit me valë

Atje larg prushnajë dashurie

Që zhurmshëm rrugëton gacave të zemrës

 

Dhoma ofshante e digjte zjarmia

Sytë tregonin flakën nga brenda

Durimi përqafonte puhizën

Luante me rrezet e hënës

Nuk mbylleshin sytë për fjetje

Gjumi ishte çmendur pa dëshirën time

Ecja rrugëve si i dehur

Nata flladiste qepallat e lodhura

Mëngjesi erdhi

Me hapa të këputur lodhje

Varur në shpirtin e ç’akorduar

Në vetminë e natës përceptuese…

 

12.gusht,2019 Gjakovë

VAPË

Vapa kishte tharë burimet

Rrjedha kishte mbetur në pika pika

E buzët ishin çarë etje në pritja

Kush i shëron këto plagë…