KUMANOVA E DEMOSTRATAVE PËR GJUHË, SHKOLLË E BARAZI KUSHTETUESE!

30.08.2018 10:39:59

Nga Ahmet Asani

Kumanova eshte vendi ku ende mund te degjohen gjemet e vaji i miliona shiptareve! Kumanova eshte stacioni i fundit prej ku me miliona shqiptare u ndane nga trungu dhe familjet e tyre per te shkuar ne pakthim drejte Turqisë! Kumanova eshte vendi qe shkruajti vet abetaren per shkollen e pare shqipe te v. 1908! Kumanova eshte vendi ku n.1912 Turqia dorezoi luften dhe i la shqiptaret ne meshiren e thikave serbe, pa u dhene shkolla e Autonomi, per te cilat luftuan e i kerkuan 500 vite pa nderprerje!
Kumanova eshte vendi ku ne v.1999 Serbia e dorezoi luften, eshte vendi ku perendimi vendosi, gjithe shqiptaret ti merrte ne mbrojtje! Kumanova eshte trekendeshi i Bermudes politike ballkanike!
● Me kujtohet si sot dita e fillim vitit shkollor 87/88, kur drejtori i shkolles se mesme teknike “Nace Bugjoni”, lexoi vendimin per pezullimin e gjuhes shqipe në paralelet shqiptare te kesaj shkolle!
Me kujtohet se kam protestuar duke e quajtur kete vendim jashtkushtetues, e kam leshuar mbledhjen ne menyre demostrative, kurse ne dalje te shkolles nje grupi nxenesish që me pyeten, u sqarova se çfar po ndodhte ne Mbledhje dhe si duhej vepruar ata si nxenes ne rrethanat e krijuara! Te njejten dite u arrestova kurse pas disa ditesh u burgosa! Ne burg morra vesh se disa nga profesoret shqiptarë i kishin pranuar masat e dhunshme dhe kishin pranuar te ligjeronin ne gjuhen maqedone!
Morra vesh edhe per disa mesimdhenes te cilet si puna e “Pleqeve te Garës” kishin shkuar ne Beograd per tu ankuar!
Ate kohe isha i organizuar edhe ate ne hierarkinë me te larte te ilegales shqiptare! Para se te vinin masat e dhunshme kisha takuar dhe biseduar me pjesen me te madhe te mesimedhenesve shqiptarë! Isha i bindur se arsimtaret nuk do pranonin kurrefar masash te dhunshme! As atehere e as sot nuk kam arrritur ta kuptoje pse gjithe ata mesimedhenes pranuan qe nxenesve shqiptarë t’ju ligjeronin ne gjuhen maqedone?! Burgosja ime e shpejtë ne shtator te v.1987 u shndërrua ne nje hetim te mundimshem! Pas daljes nga burgu, gjatectere vitit 1988, SDB nuk me lente te qete por dergonte inspektorë e polic te me merrnin ne shtepi per marrje ne pyetje (sosllushuvanje)! Nga qe te drejten per te punuar ne arsim e humba, vendosa te kerkoja pune ne fabrikat e asaj kohe te cilat kerkonin inxhinier! Konkurova ne gjitha fabrikat e Kumanoves dhe nuk u pranova ne asnjeren! Me kujtohet qe vetem drejtori i fabrikes ISKRA qe me i sinqert nga te tjeret dhe ma tregoi arësyen e mospranimit ne pune:
“…kemi nevoje per kuadro si ju, por nuk mund t’ju pranojme nga qe pata nje telefonatë nga SDB! Na vjen keq por nuk mund t’ju punesojme…”, ishin fjalet e fundit te drejtorit te fabrikes ISKRA!
Ne keto rethana vendosa të punoja në Autoservisin e familjes në fshatin Çerkez të Kumanovës! Miq e shokë qe kisha nuk vinin te me takonin ne shtepi, nga qe prane shtepise sime vazhdimisht ishte ose nje polic ose ndonje syvëzhgues apo ndonje veshpërgjues ! Keshtu i survejuar punova dhe veprova nje vit duke pritur ndyshime dhe kthimin ne pune si profesor inxhinier!
Pas nje viti erdhi 29 gushti i vitit 1988, dita per te cilen jemi tubuar sot, dita kur nxenes e prinder kishin dalur për të protestuar kundër ndalimit te gjuhës shqipe ne shkollat e Kumanovës – nje nga ditet me te lumtura te jetes sime! Protesta ishte e fuqishme dhe masovike, nga qe kerkesës per drejtesi e barazi, per gjuhe e shkolla shqipe, iu bashkua gjithe popullata e qytetit dhe fshatrave te Kumanoves! Kjo demostratë tërboi Beogradin qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohes! Beogradi e Shkupi dhane urdhera qe demostrata e 29 gushtit 1988 te shtypej me gjak e denime te renda! Pushteti i atehershem i Kumanoves me shume zell zbatoi vendimet e Shkupit e Beogradit! Stacioni i policise ne Kumanove dhe burgu i Kumanoves u mbushen plote e perplote me shpiptarë! Nga qe nuk kishte me vend ne Kumanovë, protestuesit u dërguan neper qytete tjera te Maqedonisë! Nuk di per sjelljet e policeve neper burgjet e stacionet policore te qyteteve tjera, por në Kumanove kam parë policë që benin gara se cili do sillte me shumë dhe cili do shante me felliqur ne baza kombetare protestuesit shqiptarë! Per dallim nga qendrimi ne burg gjate vitit 1987 ku jam marr ne pyetje nga inspektor lokal dhe nga inspektorë republikan te Shkupit, pas demostratës së 29 gushtit 1988, ne Kumanove erdhen edhe inspektorë nga Serbia, ishin inspektorë keta qe flitnin vetem serbisht! Pas demostrates se 29 gushtit u arrestova dhe qëndrova per disa dite ne paraburgim! Pas paraburgimit u vazhduan hetimet shtese per çdo dite nga mengjesi deri pas mesnate! Ato dite te shtatorit 1988 ne stacionin policor te Kumanoves perdorej dhune e papare ndaj demostruesve! Dhuna u perdore edhe ndaj meje edhe ate ne prani te disa nxenesve shqiptare! Pas 10 dite hetimesh ne mendjet e inspektoreve arrita te lexoj orkestrimin e nje montimi! Inspektoret kishin presion nga Beogradi e Shkupi dhe benin çmos qe te krijohej nje grup, ti ngjitej emri dhe te shpallej e mbyllur çeshtja e demostratave te Kumanoves! Duhej mbyllur rasti Kumanova nga qe cak i ardheshem ishte Kosova – Universiteti i Kosoves!
Te bindur thellë se sikur gjate vitit 87/ 88 per nje vit rresht do paraqitesha per hetime, me urdheruan te shkoja ne shtepi dhe të paraqitesha te nesermen ne kohen e caktuar! Ishte nomenti kur une vendosa te mos paraqitesha me, por te qendroja ne ilegalitetit! Ashtu edhe ndidji, oas dy muajsh qendrimi ne ilegalitet, leshova shtetin e Jugosllavise dhe dola ne Zvicër, ku jetoj e punoj nga 26 tetori i vitit 1988!
● Pas 16 vitesh qendrim larg vendlindjes, vendosa te kethehem ne vendlindje! Ishte viti 2004 kur per here te pare erdha ne vendlindje dhe pa humbur kohë bera kerkesën per shtetesi te Maqedonise! Për te qene i sigurt ne veprimet e mija juridike lenden i dhash nje avokatit shqiptar ketu ne Kumanovë! Mjerisht pergjigja ndaj kekeses sime per shtetësi ishte negative, bera ankese brenda afatit te caktuar ligjor, por prap morra pergjigje negative! Keshtu mbeta dhe ende jam pa shtetsi te shtetit ku jam lindur, rritur e ku kam kontribuar! Jo vetem une qe nuk arrita ta marr shetetsine e Maqedonise, por nuk arriten ta marrin asnje prej pjestareve te familjes Asani!
● Te gjithe shpirtrat e njerezve jane te njejtë pa dallim race, kombi e gjinie! Te gjithe shpirtrat jane te pastert e hyjnorë nga qe jane falur nga Krijuesi!
Ështe mendja ajo e cila e shtyn njeriun te beje mekate e jo shpirti! Eshte mendja ajo qe ndrydh shpirtin e jo shpirti mendjen! Ishte mendja moniste ajo qe vendosi te ndalte gjuhen shqipe ne v. shkollor 1987/1988, ishte mendja moniste ajo e cila ne vend te dialogut perdori dhunen ndaj nxenesve, prinderve e arsimtareve qe pritestuan e nuk pranuan masat e dhunshme, antikushtetuese, antishqiptare e antinjerzore! Ishte mendja komuniste ajo qe i mesoi njerzit te jenë materje dhe t’pa shpirt kur meshonin mbi kokat e protestuesve per ti vrare ose lene me t’meta! Eshte ende mendja moniste ajo e cila nuk lejon barazine kushtetuese te shqiptareve ne Maqedoni! Eshte mendja moniste e shoveniste ajo qe le pa shtetesi me dhjetëra mijera shqiptarë ne Maqedoni!
● Ne momentet me te veshtira qe patem si komb, perëndimi ishte ai i cili na i hapi dyeret dhe na strehoi! Perëndimi ishte ai që na perkrahu politikisht e ushtarakisht! Tani qe ende gezojme mbeshtetjen perendimit, ne shqiptaret duhet te jemi te bashkuar ne rrugen e demokracisë petëndimore! Nuk jane demokracia e Perëndini ato që demtojne shqiptaret, por janë ideologjia moniste dhe LINDJA qe na ka demtuar dhe po na demtojnë ende si komb!
Uroj që shqiptaret e Maqedonise të bashkuar e te paluhatshem te rrugetojne drejte demokracise e perendimit!