Kundër Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, 41 palestinezë të vrarë, mijëra të plagosur

14.05.2018 15:49:06
Nga përleshjet në Rripin e Gazës në mes protestuesve dhe forcave izraelite kanë mbetur të vrarë 41 palestinezë.

Protestuesit po e kundërshtojnë hapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ndërkohë nga përleshjet numri i të lënduarve ka arritur në 1600, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, protestuesit po kërkojnë të rikthehen në shtëpitë e tyre që tashmë janë në territorin e Izraelit.

Palestinezët kanë kaluar kufirin në Rripin e Gazës ndërsa si pasojë e kësaj ka nisur konfrontimi me forcat izraelite.

Lëvizja islamike Hamas ka udhëhequr protestat masive për më shumë se gjashtë javë.

Palestinezët janë kundër hapjes së Ambasadës Amerikane në Jerusalem pasi që Jerusalemi Lindor shihet si kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Hapja e Ambasadës Amerikane në Jerusalem pritet të bëhet nesër./Lajmi.net/

1115601004111560100911156011561115602512