Kundër atyre që e konsiderojnë të vdekur rugovizmin. Vetëm kundër-rugovistët dhe idiotët thonë se rugovizmi ka vdekur

23.07.2017 11:20:56

Nga Rexhep Kastrati

Një nga thëniet e shpeshta të kundërshtarëve të rugovizmit dhe të LDK-së e ndërlidh fundin e rugovizmit me vdekjen e presidentit Rugova: ” Ka vdekur Ibrahim Rugova – ka vdekur edhe politika e tij!”. Shpërfaqja e linjës së Tiranës/Kretës dhe udbasho-jugosllavokomuniste ka synuar pikërisht vrasjen e filozofisë politike të presidentit Rugova. Në këtë funksion kanë qenë të gjitha veprimet e kryera nga këto dy linja, nga korpusi medietik i kontrolluar nga këto dhe nga agjentura kundërshqiptare, përfshirë edhe vrasjet politike, edhe luftën speciale kundër presidentit Rugova dhe kundër LDK-së.

Krahas këtyre, një nga angazhimet për vrasjen e filozofisë politike të presidentit Rugova ka qenë dhe ka mbetur edhe marrja e kalasë nga brenda, fillimisht nga grupi marksist-leninist në krye me Hydajet Hysenin, e pastaj edhe nga individë dhe grupe të kontrolluara nga strukura mafiozo-politike, nga individë dhe grupe që nuk kanë lidhje me rugovizmin, që janë trushpërlarë në këtë aspekt. Kjo mënyrë e vrasjes së filozofisë politike të presidentit Rugova është bërë në emër të reformimit të LDK-së, në emër të profilizimit të saj etj. Mirëpo, e vërteta është se të këtillët bijnë në siklet kur përmendet presidenti Rugova dhe rugovizmi. Ka nga ata që moti kanë deklaruar nëpër takime të mbyllura, apo në ndeja të ndryshme se rugovizmi ka vdekur bashkë me Rugovën, duke dëshmuar edhe qasjen e tyre kundër Rugovë, edhe mosnjohjen e rugovizmit.

Një teori idiote që doli këto ditë nga një idiot që gjatë viteve ka qenë i njohur për qasje të qartë kundër LDK dhe në frymë të VV-së, është teoria sipas të cilës rugovizmi nuk është i trashëgueshëm që është i barasvlershëm me qasjen e atyre që thonë se rugovizmi ka vdekur bashkë me Rugovën. Dhe kjo teori është shtruar pikërisht në kontekst të sulmeve primitive ndaj familjes Rugova, e që hedh dritë edhe në këtë dimension të luftimit të rugovizmit. Mirëpo, sado që në formë të një skice për ese dhe në trajtim të lirisë dhe të refuzimit, kjo teori është absolutisht një qasje idiote dhe injorante që nuk ka fare për bazë, madje edhe nuk përmend fare tri konceptet themelore të filozofisë politike të presidentit Rugova: liri, pavarësi, demokraci, e që janë me konotacione dhe denotacione më të gjera sesa kuptimet e tyre stereotipe dhe të medjeve të ngushta dhe të pakultivuara, si dhe që përfshijnë edhe aspektet sinkronike dhe diakronike të tyre. Këto tri koncpete janë sa konkrete, aq edhe abstrakte, sa me dimensione lokale, aq edhe me dimesnione universale, sa socio-politike, aq edhe filzofike dhe krtiko-racionale, sa kontekstuale, aq edhe mbikontekstuale apo të shtrira në kontekste të gjithëkohshme. Kuptimi i lirisë, pavarësisë e demokracisë si çështje të lirisë nga pushtuesi, i ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe i funksionimit demokratik të institucioneve dhe të shoqërisë sa është thjeshtësues, aq edhe në kundërshtim me vetë filozofinë politike të presdientit Rugova. Në shrkimin e tij “Refuzimi estetik”, të botuar në librin me të njëjtin titull, më 1987, presidenti Rugova ka paraqitur bazat e filzofisë së tij politike që rrëzojnë qasjet thjeshtësuese dhe dhashakeqe ndaj saj. Dhe në atë shkrim, janë bazat edhe psikologjike, edhe sociologjike, edhe filozofike të koncepteve liri, pavarësi e demokraci, të shtruara në një qasje shumëdimensionale dhe në frymën e një filzofie të lirisë që nga dimensioni e saj individual, pra si liri individuale e deri te liria kolektive.

Edhe në intervista dhe qëndrime të ndryshme të mëvonshme, presidenti Rugova ka shpërfaqur një qasje shumë të gjerë dhe me konotacione dhe denotacione të kontekstualizuara në kohë, por edhe në një qasje anticipuese të shtrira në kohë të ndryshme. Liria, sipas presidentit Rugova nuk është thjesht liria nga pushtuesi, kurse lirinë nga pushtuesi e trajton si një aspekt të realizimit të saj, por lirinë e koncepton si një liri në të gjitha dimensionet e saj që nga liria individuale e deri te ajo kolektive, kurse pavarësinë e konsderon si pavarësi, si meknaizëm, si një formë e shpërfaqjes së lirisë, pra edhe të lirisë për të vetëvendosur edhe në kuptimin indivudual, pra të individit, dhe të kolektivitetit. Demokracia, ndërkaq, është hapësira, është metoda dhe procedura për të realizuar lirinë dhe pavarësinë qoftë individuale, qoftë kolektive. Xhon Rols, demokracinë e ka quajtur edhe si demokraci procedurale, kurse ka pasur një debat të gjerë ndërmjet filozofëve të ndryshëm politikë se kush ka përparësi: liria, apo barazia, e që ka dominuar edhe filozofinë politike bashkëkohore që ka përcaktuar edhe qasjen e institucioneve ndrëkombëtare dhe të shteteve të ndryshme ndaj tyre, por edhe ndaj angazhimeve të popujve të ndryshëm për liri, pavarësi e demokraci. Dhe filozofia politike e presidentit Rugova, në këtë kontekst, ka krijuar një rend të përparësive: liri, pavarësi, demokraci, por që janë tepër të ndërvarura dhe të domosdoshme për realizimin e plotë të tyre.

Edhe në kontekstin socio-politik, por edhe gjeopolitik e gjeostrategjik, filozofia politike e presidentit Rugova ka krijuar një rend të përparësive strategjike të realizimit të lirisë, pavarësisë e demokracisë, sepse duke u bazuar në kuptimet thelbësore të tyre, ka ndërtuar një strategji të realizimit të tyre që nga nivelet bazë, si liri e shqiptarëve në territoret e tyre në ish-Jugosllavi, në pavarësinë e Kosovës dhe të pavarësisë së brendshme në territoret tjera shqiptare në ish-Jugosllavi e deri të forma më e lartë e lirisë, pavarësisë, demokracisë së një komuniteti: lirinë për të vetëvendosur për krijimin e institucioneve të përbashkëta për realizimin e vetëvendosjes së përgjitshme kombëtare – bashkimin kombëtar, si dhe lirinë për të vetëvendosur me procedura demokratike për bashkime ndërkombëtare dhe në kontekste edhe të një qasjeje globalizuese.

Në këtë kontekst, mund të thuhet se operacionalizimi dhe realizimi i zhvillimeve edhe socio-politike e gjeopolitike nuk ka përfunduar ende, dhe tashmë jemi në një stad të lartë të këtyre zhvillimeve që mund të kenë dimensione të qarta dhe dinamike rajonale dhe më gjerë.

Dimesnioni gjeopolitik e gjeostrategjik i filozofisë politike të presidentit Rugova është edhe një dimension që rrëzon idiotësinë e atyre që thonë se kjo filozofi ka vdekur bashkë me presidentin Rugova dhe se nuk është etrashëgueshme. Ky dimension gjeopolitik e gjeostraegjik që çështjen shqiptare e dimensionon në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik në parimin: anëtarë të BE-së dhe në miqësi të prëhershme me SHBA-të, është dimesion sa akutla, aq edhe i së ardhmes, sa i një kohe konkrete, aq edhe i tejkohshëm, apo i gjithëkohshëm, sa kontesktual dhe kauzal, aq edhe qenësor, ontologjik, akseologjik dhe epistemologjik.

Dimesnioni ekonomik, po ashtu, është një dimension tjetër që rrëzon për tokë gjithë ata që thonë se filozofia politike e presidentit Rugova ka vdekur bashkë me të, sepse edhe ky dimension është me vlerë dhe rëndësi të përhershme, sepse vetëm të zhvilluar ekonomikisht, vetëm duke u bazuar në kapacitetet ekonomike vendore, mund të ketë kuptim dhe mund të realizohet në plotni edhe liria, edhe pavarësia, edhe demokracia. Presidenti Rugova i ka kushtuar shumë vëmendje dhe rëndësi krijimit të mundësive për zhvillim ekonomik bazuar në pasurinë dhe mundësitë autoktone dhe vendore. Ky dimesnion përplotëson konceptet e lirisë, pavarësisë, demokracisë, kushtëzon fuqinë dhe funksionimin e institucioneve që mundësojnë realizimin e tyre, si dhe pozitë më të fortë, më të barabartë edhe në dimesnionin gjeopolitik e gjeostratgjik.

Dhe të gjitha këto, por edhe aspekte të tjera të filozofisë politike të presdentit Rugova, janë shumë të gjera, shumë thelbësore dhe shumë të thella për mendjet idiotike të atyre që ose nuk e kuptojnë si duhet këtë filozofi politike, ose duan që ta rrënojnë atë, me logjikën se ka vdekur bashkë me presidentin Rugova, se nuk është e trashëgueshme, se madje na qenkësh mbyllur bashkë me pavarësinë e Kosovës.