Kundëramerikanizmi dhe propaganda konfrontuese me aleatët sipas agjenturave serbe, ruse dhe kundëramerikane në Evropë

09.03.2020 12:05:51

Nga Rexhep Kastrati

Insinuata e radhës: SHBA u paska vënë Thaçit dhe Vuçiqit një marrëveshje sipas të cilës ose do të ketë korigjim të kufijve, ose Ahtisari plus, e që u bie “Republika Srpska” në Kosovë! Në fakt këto dy opcione janë të linjës së Tiranës/Kretës të filluara 22 vjet më parë! Gjatë këtyre viteve kam paralajmëruar në vazhdimësi për rrezikun nga ndarja e Kosovës, përkatësisht krijimi i një “Republika Srpska” në Kosovë! Shansi i fundit për të shmangur një “Republika Srpska” ishte gjatë viteve 2015 2017 kur kish mundësi të imponohej një Asociacion pa kompetenca të mirëfillta ektekutive, në bazë të mendimit të Gjykatës kushtetuese! Për të mos ndodhur kjo, Albini desh e kalli Kosovën, sepse ai ishte kundër “Zajdnicës” pa kompetenca ekzekutive, por ishte për “Zajdnicë” me kompetenca, përkatësisht Ahtisari plus! SHBA-të bënin rixha deri në përgjërim, ambasadori amerikan, Greg Delawie kalonte net të tëra pa gjumë duke u marr me marrëzirat e Albinit dhe të VV-së, kurse ambasadorja Trejsi An Xhekobson paralajmëronte për rrezikun e krijimit të një “Republika Srpska”, por kot, Albini nuk ndalej se nuk ndalej. Përkundrazi tha se shqiptarët nuk e duan Amerikën, kurse kryetari i atëhershëm i VV, Visar Imeri thoshte se NATO ka bombarduar Jugosllavinë për interesa imperialiste amerikane! Pra Amerika bënte gjithçka të mos ndodhte as ndarja, as “Republika Srpska”, Albini bënte gjithçka për të përmbysur çdo përpjekje pozitive për Kosovën! Dhe ishte pikërisht kjo kohë kur dhuna në Kuvend dhe në rrugë, në ballë të të cilave ishte Albini, pamundësoi votën pro të shumë shteteve që e kishin njohur Kosovën për anëtarësimin e saj në UNESCO, si dhe fuqizoi shumë procesin e çnjohjeve të saj! Me fjalë të tjera, me anarkinë, tribalizmin dhe dhunën në ballë të të cilave qëndronte Albini u pamundësua pengimi i krijimit të një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, u pamundësua anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe u fuqizua procesi i çnjohjeve të Kosovës. Një qeveri e drejtuar nga LDK, nga një gardian i interesave shtetërore, u kthye në një problem pasi që kundër saj dolën hapur këvegla të tilla si Vjosa, kurse mbrapa krahëve të Isës, edhe bashkëpunëtorët e tij të ngusht, madje edhe anëtarë kabineti qeverisës! Në fund, këmishëziu, Aleksandër Vulin dha urdhër që ajo qeveri të rrëzohej, ashtu siç ndodhi! Me rënien e qeverisë së drejtuar nga LDK, asaj iu imponua ndjenja e fajit, e më këtë ndjenjë faji, u nënshtrua plotësisht ndaj perceptimeve publiko-mediale të kazanit të plehrave medialë të agjenturave kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete! Pasojat e gjithë kësaj janë parë edhe gjatë legjuslaturës së kaluar, por sidomos gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas: për herë të parë u shfaq dukshëm përqëndrimi që fushata të bëhej për Vjosën, e jo për LDK-në. Qëllimi ishte fuqizimi i dy linjave agjenturore kundër LDK: linja agjenturore komplotiste kundër FARK-ut e vitit 1999, që në LDK përfaqësohet nga Anton Quni, nbrapa të cilit qëndrojnë Rrustem Berisha, Hisen Berisha etj., dhe linja agjenturore komplotiste kundër LDK e vitit 2006! Me këtë ishte mbyllur procesi i vendosjes në strukturat drejtuese të LDK-së të njerëzve të shantazhueshëm, të blerë dhe të rekrutuar nga agjentura dhe shoqëri sekrete, që e kanë nënshtruar tërësisht dhe e kanë paaftësuar të shpërfaqë dhe të mbrojë qëndrime me interes shtetëror e kombëtar, dhe të kundërshtojë qëndrime, veprime e sjellje politiko-institucionale të dëmshme për vendin! Çështja e taksës është çështja kryesore ku u pa paftësia dhe mungesa e përgjegjshmërisë për pasojat e saj për vendin, edhe kur aleatët tanë bënë të qartë se ajo duhej të suspendohej përkohësisht, edhe kur kërkuan që të hiqej plotësisht! Më shumë kishin frikë se mos po i sulmojnë bijtë e spiunëve në media, sesa për pasojat që kishte vendi nga konfrontimi me aleatët! Në fakt, LDK, pas rrëzmit të qeverisë së drejtuar nga ajo, asnjëherë të vetme nuk guxoi të dilte guximshëm të kundërshtonte politika kundërshtetërore, sepse në njërën anë u gjend përballë ping-pongut ndërmjet Albinit dhe Vjosës, në anën tjetër ndërmjet ping-pingut medial të kazanit të plehrave medialë, si dhe ndërmjet ping-pongut të individëve – milionerë dhe rekrutë agjenturash e shoqërish sekrete që luftonin për një vend, që duhej të spiunonin etj. Prandaj, ajo nuk guxon të kundërshtojë kundëramerikanizmin e Albinit dhe VV-së, as nuk guxon të tërhiqet nga kjo qeveri, duke e bërë veten bashkëpërgjegjëse për pasojat e kundëramerikanizmit të Albinit! Letra për presidentin Trump ishte konfirmim se LDK-në nuk e pyet kush, dhe si një lloj ndjese që nuk mund të ndalte kundëramerikanizmin e Albinit! Në këtë kontekst, dhe në kushtet kur agjentura dhe shoqëri sekrete kundërshqiptare kontrollojnë politikën e mediat, është e qartë që të prodhohen, dhe opinioni të bombardohet me lloj-lloj propagande konfeintuese me aleatët, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore e kombëtare!