Kupa e Gjermanisë/ Kalojnë edhe Dortmundi e Eintrachti, Mainz shkon në shtesë

24.10.2017 23:00:40

Edhe Borusia Dortmund siguron kualifikimin në Kupërn e Gjermanisë, pas fitores së thellë 0-5, ndaj Magdeburgut. Eintrachti i Frankfurtit arriti të kualifikohet gjithashtu, pas fitores 0-4 ndaj Schweinfurt, ndërsa Mainz dhe Holstein Keil iu drejtuan shtesës, pas rezultatit 2-2, në 90 minutëshin e rregullt.

Më herët, Bayer Leverkusen mposhti 4-1 Unionin e Berlinit, Borusia Munchengladbah fitoi 0-1 në Dusseldorf dhe Schalke 04 mposhti Ëehenin me rezultatin 1-3. Të 3 këto skuadra, por edhe Paderborni që mposhti 1-0 Bochumin, arritën të sigurojnë kualifikimin për në raundin tjetër të DFB Pokal. /supersport.al/