Kupa e Italisë, Juve përmbys Napolin

28.02.2017 22:58:44

Juventusi i tregon “dhëmbët” Napolit edhe në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë fituan 3-1 me përmbysje në Juventus Stadium në takimin e parë gjysmëfinal të këtij kompeticioni falë dy 11-metërshave të kontestuar nga napilitanët dhe të shndërruar në gola nga Dybala, dhe finalizimit të Higuain, si kundërpërgjigjje ndaj rrjetës së Callejon në pjesën e parë.

Bardhezinjtë imponuan ritmin e lartë që në fillim të takimit, por nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara fillimisht me Dibalan, që u ndal në momentin e fundit nga Reina e më pas me Mandzukic, që goditi me kokë mbi tra. Ndërsa në minutën e 33-të ishte higuain që shkaktoi panik në radhët e Napolit.

Skuadra e Sarrit në ta paktat raste që iu afrua portës së Buffon shfrytëzoi më së miri atë të minutës së 36-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Milik dhe Insigne, iu dha mundësia për të realizuar spanjollit Callejon.

Në fund të pjesë së parë Reina bëri mrekullinë me dy pritje të njëpasnjëshme pas tentativave të Mandzukic dhe Lihsteiner.

Juventusi gjithsesi e gjeti barazimin që në fillimim të pjesës së dytë me një 11-metërsh të fituar dhe të shdnërruar në gol nga Dybala.

Në të 64-rën vjen dhe goli i dytë i Juventusit, i realizuar nga Higuain, i cili frenon të festojë si një ish.

Kaluan vetëm disa minuta dhe bardhezinjtë pas një kundërsulmi të shpejtë fituan një tjetër 11-metërsh pas ndërhyrjes së Reinës ndaj Cuadrados. Sërish Dibala tregiohet i saktë nga pika e bardhë.

Në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në fillimim të prillit në San Paolo Napolit do t’i duhet të fitojë me dy ose më shumë gola diferencë për t’u kualfikuar në finale, një ndërmarrje thuasje e pamundur përballë një skuadre eksperte si Juventusi.