Kur Albin Kurti po mbante fjalim, bie një pjesë e skenës në Malishevë (Video)

06.10.2017 18:14:51

Një “incident” ka ndodhur sot në Malishevë. Në Sallën e Kulturës “Tahir Sinani” ku ishte duke folur deputeti i VV-së Albin Kurti, prapa shpinës së tij u rrëzuan perdet e zeza që ishin vendosur si prapavijë e fushatës së VV-së.

Ky moment ndodhi kur Kurti recitoi disa vargje të këngës për flamurin kombëtar. “6 tetor 68 u hap lajmi i vërtetë’; O flamur tu gëzoftë zemra, kush s’të donë i plastë zemra”. Në këtë moment perdet rrëzohen mbi flamurin kombëtar por nuk e rrëzojnë atë. “Flamuri po rrinë”, tha Kurti pas kësaj ngjarje.

Por, kjo nuk e pengoi Kurtin që të vazhdojë fjalimin e tij, ku kërkonte që të votohej kandidati i kësaj Lëvizjeje, Adem Berisha.