Kur do të bëhet Toka e pabanueshme?

04.10.2016 23:19:19

Përgjatë shekujve ka patur shumë përpjekje për të parashikuar vdekjen e planetit tonë. Edhe Isak Njutoni e provoi, ndërsa thuhet se parashikoi fundin e botës në vitin 2060.

Fatmirësisht, ashtu si metodat e bazuara në shkrimet e shenjta, edhe profecia e tij rezulton e pakuptimtë.

Por edhe ideja që ne do të ekzistojmë deri kur Dielli të harxhojë të gjithë karburantin e vet bërthamor pas 5 miliardë vjetësh nga tani, është gjithashtu një mit.

Sipas astronomëve, Dielli është i destinuar të shndërrohet në një yll gjigant me ngjyrë të ndezur, duke përfshirë me shumë gjasa edhe Tokën.

Por shumë kohë para kësaj, ngrohja shtesë që do të godasë planetin tonë do shkaktojnë avullimin e ujit të detit.

Kjo do të risë nivelet atmosferike të avullit të ujit – një burim shumë më të fuqishëm i ngrohjes globale edhe se sa CO2.

Dhe kjo nga ana tjetër, do ta bëjë Tokën edhe më të nxehtë, duke çuar në një ngrohje globale katastrofike, e cila që eventualisht do të thajë oqeanet.

Modelet e thjeshta kompjuterike fillimisht kanë sugjeruar se kjo fatkeqësi mund të shkretojë planetin tonë pas 150 milionë vjetësh nga tani, transmeton bota.al.

Por vitin e kaluar gazeta “Nature”, publikoi një simulim shumë më të sofistikuar nga një ekip i Laboratorit për Meteorologjinë Dinamike në Paris, duke sugjeruar se gjendemi të paktën 1 miliardë vjet para këtij apokalipsi.