Kur Donika Kadaj fliste me krenari para flamurit të Kosovës

24.02.2017 21:28:07
Derisa ishte në AAK, Donika Kadajt nuk i pengonte himni i Kosovës dhe flamuri i Kosovës. Ajo në konferenca për media në selinë e AAK-së fliste para flamurit të Kosovës.
Por, Donika me kalimin në Lëvizjen Vetëvendosje është tjetërsua edhe me bindje. Ajo sonte, bashkë me shefin e saj partiak, Visar Ymeri, shkaktuan skandal të paparë, shkruan lajmi.net.

Në konventën zgjedhore të AKR-së ku ishin të ftuar si mysafir, Ymeri dhe Kadaj nuk u ngritën kur u lëshua himni i Kosovës. Ishin vetëm ata dy në tërë atë sallë që qëndruan ulur.

Ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta sonte. Ata janë kritikuar ashpër për këtë gjest.

doniat