Kur inati e mund arsyen

06.06.2020 15:53:09
Nga Ahmet Asani
SHBA dhe BE mirëpriten sot vendimin e Qeverisë Hoti, vendim ky me të cilin Kosova de fakto përkohësisht heq pengesat për bisedime rreth marrëveshjes se mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Por, zonja Osmani që para një muaji vet pat deklaruar se: “…po të isha unë Kryeministre taksën do ta kisha hequr menjëherë, kurse reciprocitetin do ta kisha hequr në bashkëveprim me miqt tanë SHBA-të …”, sot kritikon dhe kundërshton vendimin e Qeverisë Hoti, qe i bie se del kundër Qeverisê se Kosovës, kunder partisê qe e beri Kryetare te Kuvendit, kunder SHBA-ve dhe kunder BE-së! ?