Kur kauzidemokratet ulën në radhën e parë të eshalonit politikë?!

20.09.2019 23:52:55
Nga Skënder MULLIQI
Sistemi komunist është ndërtuar mbi rrena, mbi luftëra, është ndërtuar mbi konflikte të mbrendshme dhe të jashtme, konflikte imagjinare në kokat e sundimtareve. Shpërbërja e ish–Jugosllavisë shpërfaqi urrjetjët ndër etnike, urrjetjët fetare deri të urrjetjet racore. Vitet e 90-ta shpërfaqën nacionalizmin primitiv të serbëve të cilët moti i kishin preferuar spatrimet etnike, të cilat spastrime rezultuan më mijëra të vrarë të pa fajshem. Një kthim i mundshem i viteve të 90-ta është duke u tentuar të bëhët. Logjika e sundimit absolut, kanë bërë që të kemi ekonomi të stagnuar, kemi politikë recidiviste, kemi të drejta të kufizuara të lirive dhe të drejtave qytetare. Shumica e njerëzëve të politikës janë bërë të dëmshem për prosecet demokratike dhe proceset nëpër të cilin po kalon Kosova. Po na mungojnë kreacionet politike pikërisht së nuk po lirohemi ende nga njëmendësia komuniste e të të menduarit dhe të vepruarit. Prandaj në zgjedhjet e radhës të mos votohen të korruptuarit të cilët ishte dashur të mos figurojnë në lista, por mos të votohen as njerëzit e familjeve që vepruan në ish sistemin komunist jugosllavë . Për pushtet nuk po kurrsehen mënyra dhe metoda të liniçimit të kundërshtarëve politikë. Vota është e shenjtë dhe kjo votë shenjtë , deri me sot nuk u respektua. Patëm edhe vota të trafikueme, keqëperdorime të mëdha të procesit zgjedhor, dhe të gjitha këto defekte reflektuan keq. Lufta për fotelje mbizotërojë karshi realizimit të kërkesave të qytetarëve. Njeriu i ynë po ndjehet i diskriminuar, i menjanuar nga proceset vendimarrëse. Jurishnikët e kauzidemokracisë të largohen nga radhët e para të eshalonit politikë. Populli është adaptuar më këtë gjendje të pa shpresë, duke mos pa asgjë, sikur nuk po ndëgjon asgjë, dhe as nuk po fletë asgjë. Së kjo gjendje a do të ndryshon më në fund pas zgjedhjeve të 6 tetorit na mbetet të shohim…Mjaftë është mjaftë.